Foto ekskluzive të spektaklit të djemve të Kosovës ndaj danezëve (FOTO LAJM)

Foto: Ervin Shkulaku/albeu/
Nga Ervin Shkulaku

Kosova edhe njëherë ka dhuruar për tifozët një lojë të bukur duke qenë e pamposhtur në fushën e saj, edhe përballë një skuadre të madhe si Danimarka.

Në ndeshjen miqësore me Danimarkën të zhvIlluar në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës, skuadra e Kosovës ka barazuar me Danimarkën në ndeshjen miqësore dhe vlen të theksohet se Kosova ka qenë dy herë në avantazh dhe ka zhvilluar një lojë tepër të mirë. Tashmë Kosova po cilësohet nga mediat e huaja si Brazili i Ballkanit.

Golat për Kosovën u shënuan nga Amir Rrahmani dhe Besart Celina dhe për danezët me penalti Eriksen dhe në minutat e fundit të ndeshjes shënoi Hojbjerg.

Edhe tifozët, pavarësisht temperaturave të ulta e mbështetën skuadrën e tyre në të gjithë lojën.

Ndërkaq, albeu.com sjell foto ekskluzive nga ndeshja Kosovë-Danimarkë.
Shtuar më 21/03/2019, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori