FOTO EKSKLUZIVE/ Kosova shkëlqen në lojë por fiton vetëm një pikë ndaj bullgarëve

Foto: Ervin Shkulaku/albeu/
Nga Ervin Shkulaku

E pamposhtur në shtëpinë e saj dhe me një lojë të bukur Kosova edhe ndaj Bullgarisë nuk pësoi humbje. Por edhe pse ishte shumë më lart në nivelin e lojës sërish mori vetëm barazim por që do të thotë shumë për ekipin e ri.

Kosova luajti ndeshjen e parë për kualifikimet e kampionatit evropian dhe e nisi me barazim 1-1 duke fituar kështu një pikë ndaj Bullgarisë.

Bullgaria do të arrinte të kalonte në avantazh në minutën e 36’ ku e gjeti disi të përgjumër mbrojtjen e Kosovës pas një goditje këndi me Bozhikov.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bullgarëve ndërsa pjesa e dytë do të niste sërish me një Kosovë që do kërkonte me ngulm golin e barazimit pas shtyllës së Muriqit do vinte radha e Arbër Zenelit për të shfaqur klasin e tij me një super gol në minutën e 61’.

Ndërkaq edhe tifozët e kanë mbështetur në çdo moment skuadrën e Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori