FSF: Për Kosovën pyetemi ne
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Federata Serbe e Futbollit e ka marrë me gëzim lajmin e fundit nga FIFA, e cila i autorizoi serbët që ta lejojnë apo jo përfaqësuesen e të rinjve të Kosovës të luajë në territorin e Kosovës. Krerët e futbollit serb kërkojnë nga pala kosovare që t’i pyesë ata për miqësoret, derisa konfirmon kundërshtimin e fuqishëm për anëtarësim të FFK-së në FIFA e UEFA, raporton Express.

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) e ka mbajtur të shtunën mbledhjen e vet të fundit për këtë vit, ndërsa temë qendrore e kishte vendimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në lidhje me ndeshjet miqësore ndërkombëtare të përfaqësueses së Kosovës për të rinj.

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv janë informuar nga kryetari i FSS-së, Tomislav Karadziç, rreth më të rejave, respektivisht për letrën e pranuar nga FIFA, e cila e ka autorizuar vendin fqinj që ta lejojë ose jo Kosovën për zhvillimin e ndeshjeve miqësore në territorin e Kosovës.

"E ashtuquajtura FFK ende nuk është anëtare e UEFA-s e as FIFA-s dhe përfaqësuesja e Kosovës nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore. Ndër të tjera, për çdo lojë që duan ta zhvillojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, janë të obliguar të diskutojnë me Bordin Ekzekutiv të Federatës tonë. Disa ndeshje do të luhen jashtë me kategori të reja, me femra dhe ekipe, por nuk do të kenë të drejtë përdorimin e karakteristikave kombëtare", shkruhet në faqen zyrtare në internet të Federatës Serbe të Futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 14:04
diaspora shiptare
e Dielë 23 Dhjetor 2012, Ora 23:12
tomislav karaziq pa ti si se rodio peder homo peskir idiod psikopat tako qesh i umret ciganu jedan ostaqe vam samo beogradski pashalluk sve ste izgubili vi qetnici vi karpati vi cigani vas niko ne pita za sport nashi albanci igraju u celi svet u svaku evropsku derzhavu pederi qetnici
dallendyshja
e Hënë 24 Dhjetor 2012, Ora 17:42
pashqiptaret mor cetnik nuk mund te fitoj askush dhe asju ishala plas mor si prishur prej alkoholi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player