Futbollisti kosovar kthehet në hero, shpëton jetën e një fëmije në Finlandë
Futbollisti kosovar, Mehmet Hetmaj është shndërruar në hero në Finlandë.

Gjatë ditës së enjte ai ka shpëtuar një fëmije që po mbytej në një liqen artificial.

Në një intervistë për ‘Tellerreport ‘, ai ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës dhe futbollisti kosovar së bashku me nënën e tij e kishin parë fëmijën deri sa po mbyte

‘Nëna ime shkoi shpejt tek fëmija por pastaj e pashë se te dy kishin vështirësi. Pastaj u hodha në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën nga uji dhe e solla në breg’

Hetemaj luan për skuadrën e Seinajoki. Ky veprim i tij po cilësohet heroik në Finlandë./
Shtuar më 06/06/2020, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori