Futbollisti serb i Dritës kërcënohet nga bashkëkombasit e tij
Pëlqej
Futbollisti serb, Aleksandër Sosiç po ballafaqohet me kërcënime nga ana e bashkëkombasve të tij.

Kjo, pasi ai tha se do të kishte dëshirë të luajë me skuadrën përfaqësuese të Kosovës dhe nuk përmendi ndonjë inat apo mllef kundër shqiptarëve.

Fotografitë e 19-vjeçarit serb, Sosic, futbollist i Dritës, ka dy-tre ditë që bëjnë xhiron nëpër mediat serbe, madje duke i vënë atij dhe cilësime.

“Në lagjen time jetojnë serbë dhe shqiptarë, por askush as që ka diskutuar rreth deklaratave të mija. Kërcënimet që kam marrë më kanë ardhur vetëm nga serbët nëpërmjet Facebook-ut, andaj jam detyruar ta mbylli llogarinë time, por kjo nuk do të thotë se po frikësohem, sepse s’kam bërë asgjë të keqe për t’u frikësuar”, ka thënë Sosic.

Natyrisht, Aleksandrit të ri në moshë dhe që sheh para së gjithash karrrierën e tij dhe jo pazaret politike apo nacionalizmat serbë, i ka dalë në mbrojtje babai i tij, Novica.

"Djalit tim i intereson veç futbolli. Ai nuk kishte ku të ushtrojë. Dhe tani veç po provohet te Drita, ende s’ka nënshkruar kontratë. Djali im ishte në kampin e Crvena Zvezdës, ku na thanë se ka talentë, por na kërkuan para. Çfarë të bëjë? Ai e do futbollin dhe ju siguroi se ai e do vendin e vet më shumë sesa disa patriotë që flasin prej karrigeve”, ka theksuar Novica për “Alo”.

Ai ka shtuar se Aleksandrit nuk i intereson aspak aspekti etnik, pasi që djali i tij do të luante dhe me një ekip serb po të kishte ftesë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 21:46
valmiri franc
e Enjte 7 Gusht 2014, Ora 18:58
persh sporti esht sport dhe jo politik zotri aleksader sosiç veproni me mendimet e sporti jo me medibet e popullit duhesh te jesh tolerant dhe kshire jeten tane private ju pershedes lexuesve
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori