Futbollisti serb që do të luajë me Kosovën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Atë që vështirë ta bëjë një serb, po e bën futbollisti Alsaksandar Sosiç.

Ai është vetëm 19-vjeçar dhe thotë se nuk i interesojnë aspak çështjet politike, por se është i gatshëm të luajë në Supërligën e Kosovës.

Shtetasi i Kosovës që i përket minoritetit serb, për momentin luan me skuadrën e Dritës.

“Kam pasur oferta edhe nga disa skuadra në Serbi, por familjen e kam këtu, në Kosovë, dhe nuk desha të largohem. Vendosa që të paraqitem në Dritë dhe ka disa ditë që jam duke ushtruar aty”, tha Aleksandar Sosiç për "Zëri".

Ai shprehet se kur i është bashkuar Dritës fillimisht e ka patur të vështirë, ndërsa tanimë nuk e ka aq të vështirë, por se ka nisur të mësojë edhe shqipen.

Megjithatë, Sosiç thotë se klubi i tij i zemrës është Partizani i Beogradit.

Aleksandar Sosiç është nga ata serbë që thotë se do të pranonte të luante edhe me fanellën e përfaqësueses së Kosovës. /albeu.com/


Shtuar më 04/08/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori