Gazeta zvicerane: Kosovarët dikur laheshin në lum, tani mund të kualifikohen në kampionatin evropian
Gazeta e njohur zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, i ka kushtuar artikull të veçantë Kombëtares së Kosovës në futboll.

Me titullin ‘Kosovarët dikur laheshin në lum, tani mund të kualifikohen në kampionatin evropian’, zviceranët përshkruajnë gjithë etapën e futbollit kosovar nga koha e okupimit nga Serbia e deri te lulëzimi i tanishëm.

Shteti më më i ri në Evropë, është në prag të suksesit më të madh në histori të futbollit.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka qenë personazhi kryesor i artitullit të gazetës zvicerane.

Ai ka folur për mënyrën se si kosovarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga futbolli, edhe atëherë kur Policia e Serbisë kishte arrestuar lojtarët në fushë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori