Gentian Mezani: Gjilani e Ballkani luajtën me nder, për tjerat ka punë prokuroria
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka “shpërthyer” pas barazimit me Ballkanin në shtëpi.

Ai e quajti Gjilanin si skuadrën më të mirë në Kosovë, duke theksuar që ata bashkë me Ballkanin luajtën pastër deri në xhiron e fundit.

“E gjithë Kosova e ka parë si ka luajtur Gjilani, e si ekipet tjera. Ua mbyllëm gojën edhe specialistëve që na kritikonin. E them me gjithë gojën që Gjilani ishte skuadra më e mirë në Kosovë këtë edicion dhe e meritoi titullin kampion”, deklaroi Mezani për Supersport.

“Edhe ne edhe Ballkani kemi luajtur pastër. Prokuroria dhe Federata duhet të punojnë që kampionati i ardhshëm të jetë më i pastër”.

“Nuk më intereson fare nëse e kemi bërë Dritën kampion apo jo, ne ishim ekipi më i mirë”.

“Skuadra është shumë e lodhur pas dy ndeshjeve të vështira, por do të japim maksimumin edhe ndaj Flamurtarit, pasi që jemi brenda objektivave dhe duam pozitën e dytë”, shtoi ai. /
Shtuar më 22/07/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori