Gjilani e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Evropës fal fitores 1:0 të shënuar sot në Prishtinë ndaj Flamurtarit.
Keita Razak në minutën e 73-të e ka realizuar golin e fitores për Gjilanin.
Gjilani e ka
përfunduar stinorin në vendin e dytë me 68 pikë, sa i ka pasur edhe
Drita që është shpallur kampione.
Drita e siguroi titullin e kampionit pak ditë më parë, ndërsa sot e ka ngritur trofeun.
Drita sot luajti në Suharekë ndaj Ballkanit, ndeshje që e humbi me rezultatin 2:1.
Flamurtari ndërkohë me humbjen e pësuar nga
Gjilani është përshëndetur nga Superliga.
Flamurtari ka
përfunduar në vendin e nëntë me 43 pikë, një pikë larg Drenicës dhe Trepçës ’89 që i kanë shpëtuar rënies nga elita.
Shtuar më 26/07/2020,
ora 20:12