"Hajde gëzuar për Kombëtaren", skandali i portierit kosovar (FOTO LAJM)

Portieri Arijanet Muriq nuk ia ka aspak idenë se ku ndodhet dhe nuk ia di vlerën fanellës së Kosovës.

Dardanët po kalojnë një moment shumë të vështirë teksa me 7 ndeshjet e fundit numërojnë 6 humbje dhe 1 barazim kundër Moldavisë në transfertë. Të dy ndeshjet e fundit janë humbur, ku më e rëndësishmja ishte ndeshja me Maqedoninë e Veriut.

Këta të fundit kanë kaluar më tej dhe i mohuan Kosovës biletën e Europianit, pavarësisht se kjo ëndërr u kthye në obsesion për tifozët shqiptarë.

E ndërkohë nga ana tjetër është portieri Arijanet Muriq që pas humbjes me Maqedoninë dhe Slloveninë për Ligën e Kombeve, nuk e ka aspak idenë se çfarë do të thonë këto dështime për tifozët.

Në shoqërinë e një femre duket se portieri shqiptar po ia kalon më së miri, ku si për të vazhduar edhe më tepër talljen në një prej postimeve të tij shkruan: “Gëzuar për Kombëtaren”. Gëzuar për çfarë? Të festosh humbjen ndaj Maqedonisë dhe Sllovenisë, padyshim që Muriqi nuk kupton dot asgjë rreth fjalës përgjegjësi.
Shtuar më 12/10/2020, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori