"Haradinaj i hapi luftë Serbisë" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mediat serbe e kanë në plan të parë sot ngritjen e Ushtrisë së Kosovës duke e shfrenuar me kuptimin e plotë të fjalës imagjinatën.

Ndërkohë që gjatë fjalimit të tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ushtria e Kosovës ishte e të gjithëve, përfshi shqiptarët dhe serbët, "Kurir" i ka marrë këto fjalë dhe hapet sot me titullin: Haradinaj i hap luftë serbëve, raporton Albeu.com!

Ndërkohë, fjalimi i mbrëmshëm i Haradinajt ishte mjaft konstruktiv dhe bënte thirrje për bashkëpunim mes të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë.

"Pasi krijuan në mënyrë të jashtëligjshme Ushtrinë e Kosovës, Haradinaj bën thirrje për luftë ndaj serbve. Presidenti i Serbisë Vuçiç vizitoi dje Forcat Speciale dhe i kërkoi që të ishin gati për çdo cënim të serbve në veri", shkruan Kurir duke devijuar tërësisht nga e vërteta e asaj që ndodhi dje. /albeu.com/

Çfarë tha Haradinaj
Shtuar më 15/12/2018, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori