Kryeministri Avdullah
Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se
dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.
Nga zyra e
kryeministrit nëpërmjet një komunikate thonë se raportimet për
dorëheqjen e tij janë të pavërteta.
“Zyra e
Kryeministrit të Kosovës, Z. Avdullah
Hoti, njofton opinionin publik se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për
dorëheqjen e
Kryeministrit janë të pa vërteta.
Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime, arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19. Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi,
Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur
dorëheqjen si opsion”, thuhet në komunikatë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 10:31