Humbja e 6 në 7 ndeshjet e fundit, Challandes: Po kalojmë periudhë të keqe
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pranoi pas humbjes me Slloveninë 0-1 në ndeshjen e sotme se ndihet i zhgënjyer nga rezultati, por jo nga loja e skuadrës së tij.

Për sa i përket sfidës, tekniku zviceran u shpreh se kreu zëvendësime me vonesë, sepse besonte që ekipi do të shënonte.

Ai pranoi se Kosova po kalon një periudhë të vështirë.

"Unë jam i zhgënjyer me lojtarët, sepse kemi pësuar një gol të lehtë, por kanë luajtur mirë dhe s’jam i zhgënjyer me lojën, pasi ata janë munduar dhe kanë punuar.

Kemi probleme për të realizuar gol. Duhet të luajmë si ekip, si skuadër. Skuadra ka provuar deri në fund. Në pjesën e dytë kontrolluam topin, provuam, por s’po na shkon asgjë në këtë periudhë. Është një kohë e keqe për ne.

Unë e njoh skuadrën time, kam informacione për ta. Sonte luajti skuadra më e mirë qe patëm në dispozicion. Unë isha i kënaqur me skuadrën, mendova që do të shënonim prandaj dhe bëra zëvendësime me vonesë", deklaroi Challandes.
Shtuar më 12/10/2020, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori