Ish-deputetja serbe: Çdokush nga Kosova duhet të krenohet me Dua Lipën
Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës. Kështu është shprehur ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç.

Ish-deputetja ka bërë një postim në “Twitter” ku shprehet se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin dhe jo ta ndajë.

Ish-deputetja serbe i habiti të gjithë: Çdokush nga Kosova

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re. Mbresëlënëse”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Kujtojmë se reagimi i Trajkoviç vjen pasi këngëtarja e famshm me origjinë shqiptare ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.
Shtuar më 20/10/2020, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori