Istanbul Basaksehir futet në garë për Vedat Muriqin
Vedat Muriqi është një nga më të kërkuarit në merkato. Kosovari i cili mbylli një super sezon te te skuadra e Rizesporit së fundmi kërkohet dhe nga nënkapionët e Turqisë Instanbul Basakseir.

TRT Sport, raporton se skuadra turke e sheh kosovarin si pasuesin ideal të Emanuel Adebayor, i cili shënoi vetëm 3 gola sezonin e kaluar.

Skuadra e Muriqit, Rizespor deri tani ka refuzuar dy oferta të cilat nuk përmbushin kërkesën e klubit prej 10 milionë euro për sulmuesin kosovar.
Shtuar më 18/06/2019, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori