Januzaj mund të luaj për Kosovën
Javën e kaluar, FIFA shprehu gatishmërinë e saj për të studiuar një modifikim të Statutit, për të eliminuar disa kufizime ndaj futbollistëve me dyshtetësi, të cilët mund të duan të ndryshojnë kombëtare.

Aktualisht, rregullat lejojnë një futbollist të kalojë në një kombëtare të dytë, vetëm nëse nuk ka zhvilluar më herët ndonjë ndeshje zyrtare me kombëtaren e parë.

Me normativën e re, futbollistët që mund të ndryshojnë kombëtare, mund ta bëjnë këtë edhe nëse kanë zhvilluar një apo dy takime zyrtare me të parën.

Mes shumë futbollistëve të njohur, ky modifikim do të prekë edhe Adnan Januzajn. Talenti shqiptar, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë nga Kosova, është vendosur përpara Botërorit të vitit 2014 nën një dilemë të madhe, kë të përfaqësonte mes Shqipërisë (Kosova atëherë nuk njihej nga UEFA dhe FIFA), Belgjikës si vendlindje, Anglisë ku kishte plotësuar kushtet e qëndrimit për 5 vite falë aktivizimit me Manchester United, apo edhe Turqisë.

Asokohe Januzaj, nën ndikimin edhe të këshillave të babait të tij menaxher, zgjodhi vendlindjen e tij Belgjikën, me synimin se do të shkonte në Botërorin e Argjentinës, por trajneri i atëhershëm belg Marc Wilmots nuk e grumbulloi, edhe pse kishte zhvilluar një ndeshje zyrtare.

Tashmë Januzajt mund t’i jepet një mundësi e dytë, këtë herë jo më për të zgjedhur Shqipërinë, por Kosovën. Gjithnjë nëse ai do ta ketë ende si dilemë braktisjen e Belgjikës për vendin ku kanë lindur prindërit e tij. Lojtari, i cili luan me Real Sociedadin, nuk ka folur ende për këtë çështje, e nuk dihet se cila do të jetë përzgjedhja e tij, nëse FIFA e bën realitet ndryshimin e rregullores, transmeton KP.

Lojtarët që mund të ndryshojnë fanellë kombëtareje:

Gonzalo Castro (Dortmund): Nga Gjermania te Spanja

Holtby (Hamburg): Nga Gjermania tek Anglia

Demme (Leipzig): Nga Gjermania tek Italia

Correa (Sevilla): Nga Argjentina tek Italia

Papu Gómez (Atalanta): Nga Argjentina tek Italia

Cavanda (Standard Liege): Nga Belgjika te Kongo

Boyata (Celtic): Nga Belgjika te Kongo

Odjidja-Ofoe (Olympiacos): Nga Belgjika te Gana

Januzaj (Sociedad): Nga Belgjika te Kosova

Bakkali (Valencia): Nga Belgjika te Maroku

Caio (Sao Paulo): Nga Brazili tek Italia

Jadson (Corinthians): Nga Brazili tek Italia

Ederson (Man. City): Nga Brazili te Portugalia

Sandro (Antalyaspor): Nga Brazili te Portugalia

Rodrigo (Valencia): Nga Spanja te Brazili

Munir (Alaves): Nga Spanja te Maroku

Bojan (Alaves): Nga Spanja te Serbia

Kaboul (Watford): Nga Franca te Maroku

Mbiwa (Lyon): Nga Franca te Afrika Qendrore

Tolisso (Bayern): Nga Franca te Togo

Kongolo (Monaco): Nga Holanda te Kongo

Nathan Aké (Bournemouth): Nga Holanda te Bregu i Fildishtë

Mensah (Crystal Palace): Nga Holanda te Gana

El Ghazi (Lille): Nga Holanda te Maroku

Rekik (Hertha Berlin): Nga Holanda te Tunizia

Sansone (Villarreal): Nga Italia te Gjermania

Cristante (Atalanta): Nga Italia te Kanadaja

Iván Cavaleiro (Wolverhampton): Nga Portugalia te Bregu i Gjelbër (Cabo Verde)

Djaló (Setubal): Nga Portugalia te Guinea Bissau

Urreta (Pachuca): Nga Uruguai te Spanja

Aguirregaray (Tijuana): Nga Uruguai te Spanja

Laxalt (Genoa): Nga Uruguai tek Italia.
Shtuar më 19/10/2019, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori