Kërcënohet me jetë kreu i Komunës së Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë. Afër shtëpisë së tij ka policë, ndërkohë që rasti është konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria.
Shtuar më 16/10/2020, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori