Këto ishin fjalët e Besart Celinës pas ndeshjes më Manchester City
Pas e shënoi një gol të bukur në ndeshjen kundër Manchester Cityt, Bersant Celina e ka sqaruar arsyen e festimit dhe ka bërë të ditur se ai dëshiron që skuadra e Manchester Cityt ta fitojë çdo titull këtë sezon.

Ylli nga Kosova, Bersant Celina, e shënoi një gol shumë të bukur ndaj ish-klubit të tij, duke e kaluar Sëansean në epërsi me rezultat 2:0. Ai e festoi këtë gol, duke i vendosur duart e tij te veshët, si për t’i heshtur kritikët.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, mirëpo vendasit nuk u treguan kaq të shkathët në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Manchester City arriti ta përmbysë rezultatin. Me fitoren 3:2, skuadra e Pep Guardiolës e siguroi një vend në gjysmëfinale të FA Cup.

Megjithatë, kjo fitore nuk erdhi pa incidente kontroverse për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi që shumë persona besojnë se njëri ndër golat ishte shënuar nga një pozitë jashtë loje dhe se penalltia nuk duhej të ishte akorduar.

"Kjo ishte për të gjithë ata që tentuan të më goditin këtë javë dhe jo për Manchester Cityn, të cilin e dua dhe e respektoj shumë. Jam shumë krenar për ekipin tonë", ka shkruar Celina në llogarinë e tij në Instagram.

"Faleminderit tifozëve, ishit të mrekullueshëm sot. Jam shumë krenar për ekpin. Nuk mund ta besoj se si përfundoi. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi dhe unë jam shumë i zhgënjyer. Nuk do të them asgjë tjetër për këtë gjë".

"Shpresoj se Manchester City do të fitojë gjithçka këtë sezon. Çfarë ekipi i mrekullueshëm". /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori