Kjo është motra e famshme e Edon Zhegrovës (FOTO LAJM)

Rreth kësaj teme:


Familja Zhegrova duhet të ndihet krenar për talentët që posedon. Djali i tyre, Edoni është në rrugë të mbarë për t’u bërë futbollist i madh.

Edoni sot luan në klubin e njohur të Baselit, kurse së fundmi është duke bërë paraqitje shumë të mira.

Po ashtu, ai është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, ku ftohet rregullisht nga trajneri Bernard Challandes.

Futbollisti kosovar ka edhe një motër, ajo është Valza Zhegrova e cila po ashtu është e njohur për publikun.Valza është këngëtare e re në skenën tonë muzikore dhe është pranuar shumë mirë nga publiku.

Përpos zërit të saj, ajo njihet edhe me pamjen e saj shumë tërheqëse, ku fotot e saj marrin vëmendjen e publikut.
Shtuar më 14/11/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori