Klopp nuk e grumbullon as këtë herë, në Angli janë të bindur për largimin e Shaqirit
Xherdan Shaqiri prej dy sezonesh aktivizohet te Liverpul, por më së shumti edicionin, që sapo u mbyll ai nuk pati minuta në dispozicion.

Edhe në këtë aktualin duket shumë e vështirë, që Klop t’i japë minuta në dispozicion dhe mediet angleze raportojnë se ylli i kombëtares së Zvicrës do të largohet nga kampionët e Anglisë.

Në ndeshjen e kaluar ndaj Arsenalit në Premier Ligë Shaqiri nuk u grumbullua fare dhe e njëjta gjë ndodhi edhe ditën e sotme, me Klop, që nuk e ka përfshirë aspak në listën e skuadrës për ndeshjen e Carabao Cup sërish ndaj “Topçinjve”.

Nga Anglia zbulojnë edhe arsyen e këtij vendimi të teknikut gjerman.

“Goal” raporton se Shaqiri nuk është pjesë e skuadrës për arsye se ai është shumë pranë transferimit në një tjetër klub, duke lënë Liverpulin pas dy sezonesh, ku fitoi thuajse gjithçka. Klop nuk ka dashur të rrezikojë një dëmtim të mundshëm të Shaqirit dhe ka vendosur ta lërë pushim.
Shtuar më 01/10/2020, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori