Klopp tregon pse nuk e ka aktivizuar Shaqirin këtë sezon
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguars se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mirë këtë sezon.

Shaqiri nuk arriti ta zë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Fabinhos iu desh mjaft kohë për tu përshtatur.

Klopp beson se, në krahasim me të tjerët, ne ende nuk i kemi parë ata duke performuar në nivelin e tyre më të mirë.

"Lojtarët si Fabinho dhe [Xherdan] Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim", ka thënë Kloppi.

"Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe se ka ende shumë gjëra të mira që do të vijnë". /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori