Kosova gati për ndeshjen kundër Danimarkës
Kosova dhe Danimarka do ta zhvillojnë sot ndeshjen miqësore në orën 19:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës.

Në prag të sfidës janë shitur të gjitha biletat dhe stadiumi do të jetë plot.

Ndërkohë nuk do të mungojnë as tifozët e Kosovës "Dardanët" teksa disa ore para ndeshjes kanë vendosur banderolat e tyre në tribunën ku do të qëndrojnë pas porte.

"Gati për fitore. Takohemi të gjithë Dardanët tek parkingu mbrapa stadiumin në ora 18:00!", thuhet në postimin e tyre.

Atmosfera sonte pritet të jetë fantastike si gjtihmonë kur Kosova luan në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori