Kosova i falet super golit të Arbër Zenelit “ngec” në barazim ndaj Bullgarisë (VIDEO)
Kosova ishte e pafat në ndeshjen e parë kualifikuese EURO 2020. Ashtu si edhe në çdo ndeshje tjetër "Dardanët" krijuan shumë raste por nuk arritën të ishin cinik para portës.

Bullgaria do të arrinte të kalonte në avantazh në minutën e 36’ ku e gjeti disi të përgjumër mbrojtjen e Kosovës pas një goditje këndi me Bozhikov.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bullharëve ndërsa pjesa e dytë do të niste sërish me një Kosovë që do kërkonte me ngulm golin e barazimit pas shtyllës së Muriqit do vinte radha e Arbër Zenelit për të shfaqur klasin e tij me një super gol në minutën e 61’.

I tilë do të ishte edhe rezultati përfundimtar. Kosova e nis me një pikë këtë kompeticion ashtu si edhe në kualifikueset e botërorit 2018 përballë Finlandës. /albeu.com/


Shtuar më 25/03/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori