Kosova pret Finlandën me dy dilema për formacionin
Pëlqej
Kosova sonte mbrwma do tw pwrballet me Finlandwn,njw ekip tejet i vwshtirw pwr tu pwrballuar. Bunjaku konfirmoi në konferencën për shtyp, se lojtarët kryesorë kanë zhvilluar vetëm stërvitje ri-gjeneruese.

Dilemat e Bunjakut janë kryesisht në sulm, ku në krah ai duhet të vendosë mes Bernard Berishës dhe Arbër Zenelit e në krye të sulmit duhet të vendosë mes Atdhe Nuhiut dhe Vedat Muriqit.

Favoritë konsiderohen Berisha dhe Nuhiu për shkak se janë më të pushuar pas impenjimit nga sfida e fundit, megjithatë, Bunjaku e ka vendimin final dhe nuk duhet të befasohemi nëse u beson lojtarëve që luajtën ndaj Kroacisë me formacion të njëjtë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-1-4-1): Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Kololli, Alushi, Rashica, V. Berisha, Kryeziu, Zeneli (B.Berisha) Muriqi (Nuhiu). /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori