Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e tetorit, kthehen nga dëmtimet Rashica e Shala

Trajneri i i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.

Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00, raporton Gazeta Express.

Milot Rashica dhe Herolind Shala janë kthyer nga lëndimet dhe janë pjesë e skuadrës për ndeshjet e radhës, ndërsa këtë herë në Kombëtaren A do të luajë edhe Lirim Kastrati, i cili në shtator ishte pjesë e Kombëtares U-21.
Shtuar më 04/10/2019, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori