Krimineli i luftës kërcënon Ballist Morinën: Do të të përdhunojë...
Pëlqej
Vrasësi i kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, Milorad Lukoviç-Legija ka paralajmëruar Ballist Morinën, se nëse ekstradohetburgun ku ai vuan dënimin do të përdhunohet sistematikisht.

Lajmin e kanë bërë të ditura mediat serbe, me në krye “Kurir”. Ish-komandanti i “Baretave të Kuqe”, të cilët kanë operuar edhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, është shprehur shumë i kënaqur me lajmin se Kroacia ka pranuar ekstradimin.

“Sapo të mbërrijë këtu do ta q… në banjo. Nuk shpëton dot. Do t’i japim një mikpritje të ngrohtë dhe do t’i gjejmë një vend mes nesh”, ishin kërcënimet e vrasësit të kryeministrit serb.

Mediat serbe theksojnë se Legija ka autoritet në burgun e Pozharvecit. Po kështu, qarkullojnë shumë legjenda se ai bën ligjin në atë burg.

Vlen të theksohet se nëse Morina ekstradohet, do të qëndrojë në burgun e sigurisë së lartë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori