Kush bëri seks në makinën e shtetit në mes të rrugës, zbulohet institucioni që i përket
Një makinë zyrtare ndaloi për disa minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Balincë pasditen e së enjtes. Ai u filmua nga kalimtarët pasi ata vunë re se brenda tij një çift po kryente marrëdhënie seksuale.

Mediat në Kosovë kanë filluar “gjuetinë” për të zbuluar cili ishte zyrtari që përdori makinën e shtetit për “punë private”. S Të gjitha institucionet kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Sipas të njëjtave burime, makinat me targa 4Z i përkasin Këshillit GjyqësorKosovës dhe atij Prokurorial. Në Këshillin GjyqësorKosovës thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për këtë çështje ndërsa Këshilli Prokurorial nuk ka kthyer përgjigje. Zëdhënësja e KGJK-së, Ajshe Qorraj tha se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

Përdorimin e automjeteve qeveria e Kosovës e ka rregulluar që prej kohës së UNMIK-ut. Makinat zyrtare mund të përdoren vetëm prej ministrave, zv.ministrave, sekretarëve permanent dhe shefave të kabineteve, shkruan gazeta exspress. Sipas udhëzimit makinat mund të përdoren 24 orë për qëllime pune.

Pak kohë më parë u publikua rasti i zv,ministrit të shëndetësisë, Granit Abdullahu i cili u pa në orët e vona të mbrëmjes me veturën e shtetit të parkuar para një bari. Kryeministri Haradinaj premtoi në nisje të mandatit se kush keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohej.
Shtuar më 20/04/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori