Kush është Florijana Ismaili që u zhduk në Itali? Gazeta e madhe zvicerane shkruan për shqiptaren
Lojtarja e Young Boysit, Florijana Ismaili u zhduk pasditen e së shtunës në liqenin Como në Lombardi të Italisë.

Në përfaqësuesen e femrave të Zvicrës në futboll, lojtaret si Ramona Bachmann dhe Lara Dickenmann janë yjet më të mëdha të skuadrës, shkruan "Blick".

Por, Florijana Ismaili është një futbolliste kyçe e përfaqësueses prej vitesh, transmeton zeri.info

Në Kupën e Botës "Kanadaja 2015", lojtarja e Young Boysit u vërejt për potencialin e saj.

Para Kampionatit Evropian të vitit 2017, ajo pësoi një dhimbje të madhe. Ajo i bën të gjitha përgatitjet, por befasisht nuk ftohet në Holandë nga ish-trajnerja Martina Voss-Tecklenburg.

Pas Kampionatit Evropian Ismaili lufton për t’u rikthyer në përfaqësuese, derisa kishte zhvilluar 33 ndeshje ndërkombëtare. Edhe besimi e bëri më të fortë atë. "Unë lutem për çdo ndeshje. E kam këtë nga shtëpia si fëmijë, kjo është pjesë e imja. Besimi më bën më të fortë. Unë lutem në dhomat e zhveshjes para ndeshjes", kishte thënë myslimania për "LOOK" para dy vjetësh.

Ajo ishte mjaft e lumtur që prej debutimit të saj në janar të 2014-s, derisa është e vetmja lojtare e Zvicrës me rrënjë shqiptare. Një kontrast me ekipin e meshkujve, ku ka lojtarë të ndryshëm që kanë prejardhje nga Ballkani.

E vetmja lojtare me rrënjë shqiptare

Ismaili është Xherdan Shaqiri i ekipit përfaqësues së femrave të Zvicrës sepse ajo mund të luajë në sulm për të prodhuar gjëra në krah, por gjithashtu edhe si më e tërhequr. Edhe për shkak të rrënjëve shqiptare gjithashtu. Të luajturit për Zvicrën kurrë nuk ishte ndonjë dyshim për Ismailin. "Unë u rrita këtu dhe kam luajtur prej U-16 deri te U-19. Unë jam krenare që luaj për Zvicrën.

"Flori" kishte filluar të luante futboll që në moshën 10-vjeçare te FC Walperswil. Ajo donte të luante vetë pasi babai shpeshherë e shihte në fushë kur e godiste topin. Në moshën 16-vjeçare Young Boysi e rrëmben talentin nga Seelandi, derisa ajo kthehet në një lojtare kyçe.

Sidoqoftë, në përfaqësuese mbetet në rolin e xhokerit. Ndoshta sepse ajo nuk del jashtë vendit pavarësisht ofertave. Potenciali padyshim që është aty për kapitenen e Young Boysit, por ajo thotë: "Nuk është gjithsesi më mirë të luash jashtë". Kështu që ajo vazhdon të luajë në Bern, ku punon edhe me kohë të pjesshme si recepsioniste në një qendër të fitnesit.

Është ndoshta edhe lidhja e saj me familjen që e mban atë larg nga aventurat jashtë vendit. “Së pari, unë do të ndërtoja një shtëpi për prindërit e mi”, kishte thënë ajo për 'Schweizer Illustrierte" kur ishte pyetur nëse do të paguhej në futbollin e femrave ashtu si në atë të meshkujve./Zëri
Shtuar më 01/07/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori