Ky shqiptar bëhet "njeriu i mbrëmjes" në Europa League (VIDEO)


Pëlqej
Ditën e edjehsme janë luajtur 24 ndeshjet e para të Europa Leagues për këtë sezon.

Por ajo që vërehet në mediat sociale është se njëriu i kësaj mbrëmje të zjarrtë të Europa Leagues është bërë, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli.

Kololli ishte protagonisti kryesor i takimit mes AEK Larnaka- FC Zyrihun, pasi shënoi golin e vetëm në këtë takim me anë të një penalltie, duke i dhënë 3 pikët e para skuadrës së tij.

Por përveç golit, Kololli u gjend në një situat paksa të vështirë.

Në përpjekje për të festuar me tifozët që ishin në stadium, lojtari kalon një nga reklamat, por tek e dyta bie në një gropë, duke ngjallur frikë fillimisht, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja.

Pamjet e këtij incidenti që mund ti shihni më lartë, janë bërë virale në rrjet./albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori