Lajm i keq për Kosovën, "luani" i sulmit do të mungojë ndaj Çekisë dhe Anglisë
Vedat Muriqi nuk ia ka dalë të riaftësohet nga lëndimi dhe si pasojë do të mungojnë në dy ndeshjen vendimtare të Kosovës kundër Republikës së Çekisë të enjten në Plzen dhe kundër Anglisë tri ditë më vonë në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet finale për kualifikime në Euro 2020, raporton Gazeta Express.

"Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen.

Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këtë ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë", thuhet në njoftimin e FFK-së.
Shtuar më 12/11/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori