Lazio "hidhëron" Kosovën, Muriqi nuk luan ndaj Maqedonisë
Klubi italian, SS Lazio, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Vedat Muriqi do të mungojë deri në mes të muajit tetor për shkak të një lëndimi dhe infektimit me koronavirus.

Në orët e para të mëngjesit u raportua se reprezentuesi i Kosovës, Muriqi është infketuar me koronavirus, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe klubi kryeqytetas.

Sipas kësaj që Lazio njoftoi, atëherë Muriqi nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen vendimtare për Kosovën ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro2021’.

Ndeshja me Maqedoninë e Veriut zhvillohet me tetë tetor.

Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, nuk u paraqitë as në ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi në shtator për shkak të lëndimit.

Sulmuesi shqiptar ditë më parë kompletoi transferimin e tij të karrierës nga Fenerbahce në Lazio për 18 milionë euro.

Shtuar më 21/09/2020, ora 13:54
eliot
e Hënë 21 Shtator 2020, Ora 16:16
persa sa do te rrije ne shepi mbyllur vedati ;;; 1 jave ndejti em bape po muriqi sa do te rrije nje muaj ;jo per 10 dite do te jete gati me ha menja
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori