Legjenda e Liverpoolit akuzon Klopp: Shaqiri duhet titullar sepse i jep energji ekipit
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit Steven Nicol, deklaron se Xherdan Shaqiri po trajtohet padrejtësisht Jurgen Klopp, duke e konsideruar të gabuar vendimin që të mos aktivizoojë në ndeshjet e fundit 27-vjeçarin.

"Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit', ka thënë Nicol.

"Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen".

"Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë".

Ndërkohë Shaqiri deri më tani është aktivizuar në 20 ndeshje në Premier League, por ai gjithmone ka qënë nje zgjedhje e dytë për Klopp ku të shumtat e ndeshjeve i ka nis nga stoli. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori