Legjenda gjermane kritikon Rashicën: Lojtar i shkëlqyer, por nuk e ka mendjen te Werder
Milot
Rashica është një nga
lojtarët më të kërkuar në Gjermani.
Pak kohë më parë u raportua edhe për një akord me RB Leipzig, gjë e cila mund të finalizohet gjatë vrës.
Me rifillimin e kampionatit pritej shumë nga djaloshi nga Vushtrria, i cili është kritikuar për paraqitjen e bërë kundër Bayer Leverkusen.
Mario Basler, i cili ka luajtur për tre sezone me
Werder Bremen, në Sport1, u shpreh se problemi janë
lojtarët, ndërkohë që i vuri në dukje një dobësi sulmuesit dardan.
“
Lojtarët thjesht nuk kanë cilësi dhe janë të papërshtatshëm për Bundesliga”.
”
Rashica? Ndoshta ai tashmë ka një klub tjetër në kokën e tij. Do ishte irrituese diçka e tillë. E shoh që sillet kot
nëpër fushë, edhe pse është lojtar i shkëlqyer. Ndonjëherë nuk e kuptoj çfarë kërkon
nëpër fushë”, tha Baisler.
Shtuar më 21/05/2020,
ora 17:37