Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Lokalizohet trupi i pajetë i Florijana Ismailit
Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, është lokalizuar në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit u ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos i rishfaqur më.

Mediat italiane raportojnë se ekipet e kërkimit e kanë lokalizuar trupin e 24-vjeçares në një thellësi prej 204 metrave afër vendit ku kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.
Shtuar më 02/07/2019, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori