Loxha e Kuka mësojnë kundërshtaret për në Botërorin e xhudos
Pëlqej
Xhudistet kosovare Flaka Loxha e Loriana Kuka kanë mësuar kundërshtaret në botërorin e junioreve që do të nisë sot në Zagreb dhe do të përfundojë të shtunën, pas shortit të hedhur të martën.

Loxha që do të paraqitet në kategorinë deri në 57 kilogramë, përballë do ta ketë xhudisten nga Sllovenia, Kaja Kajzer. Ky meç do të zhvillohet të enjten në kuadër të raundit të parë. Një ditë më vonë, të premten, do të garojë Loriana Kuka, raporton Koha Ditore. Kuka është kualifikuar pa luftë në raundin e dytë të kategorisë deri në 70 kilogramë.

Kuka në këtë raund do ta presë fituesen e meçit mes amerikanes Rachael Butler dhe Sungeun nga Koreja e Jugut. Kosova në këtë botëror të junioreve paraqitet vetëm me Loxhën dhe Kukën. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori