Majlinda fiton Medaljen e Artë, triumfon në finale ndaj xhudistes ruse
Majlinda Kelmendi ka triumfuar në finale, në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, duke fituar medaljen e artë.

Kelmendi ka mposhtur në finale rusen Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë.

Kelmendi e mposhti në gjysmëfinale xhudisten që vlerësohet më e mira në botë, francezen Amandine Buchard.

Pas pak minutash edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova, do të ndeshet në finale me rusen tjetër Daria Mezhetskaia.
Shtuar më 22/06/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori