Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë, reagon edhe Komiteti Olimpik i Kosovës
Lajmi i madh se Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë është mirëpritur nga gjithë adhuruesit sportit në Kosovë, duke e cilësuar si një hap shumë të madh që ka marrë presidenti Federatës BotëroreXhudos, Marius Vizer, shkruan Zëri.info

“Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi do të bëhet me statujë. Për këtë ka vendosur presidenti i Federatës BotëroreXhudos, Marius Vizer.

Sipas trajnerit Driton Kuka, Vizer do të angazhojë artistët më të njohur në botë për të punuar statujën e bronztë për heroinën tonë.

Shpenzimet do t’i mbulojë Federata Botërore e Xhudos.

Komiteti Olimpik i Kosovës e mirëpret dhe e mbështet vendimin e Federatës BotëroreXhudos, duke e vlerësuar si hap tejet të qëlluar nga ana e presidentit Vizer, i cili njihet si mik i madh i Kosovës”, shkruhet në reagimin e KOK-ut.
Shtuar më 19/07/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori