Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror
Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare është kualifikuar për në çerekfinale pasi e mundi me pikë Agata Perencin nga Polonia në kërkim të titullit të tretë botëror në kategorinë deri 52 kilogram.

Pas një lufte të barabartë në fillim të duelit, Kelmendi filloi ta kontrollojë ndeshjen dhe në fund të përballjes e hodhi në dysheme polaken.

fillim gjyqtarët dhanë ippon për kampionen olimpike, por më pas e rikthyen vendimin dhe hedhjen e saj e llogariten vetëm një pikë.

Gjithsesi kjo i mjaftoi 28-vjeçares e cila e kaloi edhe këtë raund dhe tani do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017.
Shtuar më 26/08/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori