Martini pas kalimit në finale: Ekipi sakrifikoi, ja pse humbëm në kampionat
Teuta ia doli të kalojë në finale, duke mposhtur Kukësin me përmbysje, në një ndeshje me të vërtetë spekatkolare.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Teutës, Edi Martini është shprehur se ekipi sakrifikoi gjithçka për të arritur finalen, duke treguar edhe arsyet e humbjes në ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit.

“Komplimentet janë të gjitha për futbollistët që kanë bërë një sezon shumë ët mirë dhe kanë bërë maksimumin. Në ndeshjen që humbëm para pak ditëve, unë e lashë ekipin para dhe nuk na eci shumë mirë. Gjithsesi unë nuk kam fjalë për atë sakrificë deri në minutën e fundit, ishin shumë mirë. Kapllani është një lojtar shumë i mirë.

Sot po humbnim duke shtuar forcat në sulm dhe u dobësuam në mesfushë duke rrezikuar shumë. Luajta gjithçka për gjithçka. Kryesorja ka qenë ana psikologjike, pasi stërvitja është e lehtë. I thashë çunave që i fortë ai që çohet në këmbë kur është poshtë dhe pas ndeshjes në kampionat ata e bënë shumë mirë, duke arritur finalen.

Objektivi i arritur? Oreksi vjen duke ngrënë. Ne po i kthejmë historinë këtë qytetit, duam të fitojmë një Kupë dhe ta lemë këtu. Ne do bëjmë maksimumin për të fituar Kupën. Europën shpresoj që ta mbyllim ditën e diel në ndeshjen me Partizanin.

Ne donim ta fitonim ndeshjen me lëvizjen e Çyrbjas. Me golin e shënuar ata na prishën planet. Megjithatë Çyrbja është shumë i rëndësishëm për ekipin.”, u shpreh Martini për “Supersport”.
Shtuar më 15/07/2020, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori