Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të të
Superligës së Kosovës.
Ballkani ka mposhtur Arbërinë me
rezultat 2:1 për ta ruajtur distancën ndaj ekipeve ndjekëse.
Blendi Baftiu e kaloi ekipin Portokalli në epërsi me golin e realizuar në
minutën e tetë.
Kurse për 2:0
shënoi sulmuesi në super-formë, Mirlind Daku në
minutën e 35-të.
E golin e vetëm për miqtë e
shënoi Kreshnik Bahtiri në
minutën e 40-të.
Ndërkohë, në duelin tjetër që u luajt sot, Llapi e mundi Drenicën me
rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për llapjanët e realizoi Arbnor Ramadani në
minutën e 88-të të takimit.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 15:19