Mehmedi shënon gol të spektakolar në fitoren e Wolfsburgut (VIDEO)
Admir Mehmedi po kalon nëpër një formë fantastike.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e Wolfsburgut në Ligën e Evropës.


Ekipi gjerman ka shënuar fitore para adhuruesve të vet 3-1 ndaj ekipit ukrainas Oleksandriya.

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur sulmuesi shqiptar realizoi një gol fantastik brenda zonës së rreptësisë për 2-0.

28-vjeçari nuk u ndal vetëm me golin, pasi në minutën e 67-të asistoi për Brekalon që shënoi për 3-1.

Wolfsburg pas xhiros së parë në Grupin I mban pozitën e parë në tabelë me tri pikë sa ka edhe Gent.
Shtuar më 20/09/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori