Mëngjesi nis me kthjellime, si do të mbajë moti sot
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave dhe shira të izoluar në jug-juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 Ballë.


Kosova

Territori i Kosovës vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites, por mesdita dhe pasditja sjellin kthjellim të kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut

Paraditja PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të dendura. POR pas mesditës moti përmirësohet ndjeshëm duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Shtuar më 28/10/2020, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori