Milot Rashica futbollisti më i mirë i Werder Bremen për sezonin 2018/19

Paraqitjet e jashtëzakonshme me Werder Bremenin në sezonin 2018/19 e kanë shpërblyer Milot Rashicën. Futbollisti kosovar është zgjedhur nga tifozët si futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19 tek klubi gjerman

Milot Rashica e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Werder Bremenin, duke qenë i pandalshëm sidomos në pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, këto paraqitje të futbollistit kosovar janë shpërblyer nga tifozët e këtij klubi.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar është zgjedhur si futbollisti i vitit tek ekipi gjelbër e bardhë.

"Tifozët e Werder Bremenit kanë vendosur: Milot Rashica është ‘Futbollisti i sezonit 2018/19’. Urime Milot!", ka shkruar Werder Bremen në rrjetin social, Instagram.

Rashica ka shënuar 12 gola në total këtë sezon me Werder Bremenin, përfshirë këtu 9 në Bundesliga dhe 3 në DFB Pokal.

Gjithashtu, ai ka dhuruar 6 asistime.

Këto statistika impresionuese bënë që ai të zgjidhet lojtari i vitit në klubin gjerman.

Ndërkohë, Rashica ishte i jashtëzakonshëm edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën realizoi dy gola në muajin qershor, një kundër Malit të Zi dhe një tjetër ndaj Bullgarisë.
Shtuar më 11/06/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori