Milot Rashica, me një dedikim përlotës pas shpartallimit të Azerjbaxhanit (FOTO LAJM)

Sulmuesi i përfaqësueses, Milot Rashica, i ka dedikuar fëmijëve refugjatë gjatë luftës në vitit 1999, fitoren e djeshme të Kosovës 4 me 0 kundër Azerbajxhanit.

Pas festës së çmendur të ‘djemve të Fadil Vokrrit” që shkëlqyen në ndeshjen e mbrëmshme, duke mposhtur Azebajxhanin 4 me 0 në Prishtinë, Milot Rashica ka postuar një fotografi me përmbajtje tejet emocionuese.

Rashica fitoren e djeshme, e cila e nxori Kosovën lider të grupit 3 me 14 pikë të grumbulluara në Ligën D, ia ka dedikuar fëmijëve refugjatë në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ka postuar fotografinë ku shihen të vegjlit kosovarë, e tutja i ka bashkëngjitur lojtarët e kombëtarës në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Shtuar më 21/11/2018, ora 13:48
Tutu
e Mërkurë 21 Nëntor 2018, Ora 14:03
Au cka pas bo bre na perloti te gjithve ... auuau u bonem si braziljanet e shkret !!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori