Modriç i trembet Kosovës: Duhet treguar shumë kujdes ndaj tyre
Pëlqej
Luka Modriç në konferencën për media ka thënë se Kroacia duhet të ketë kujdes nga Kosova. Modriç thotë gjithashtu se ata do të japë maksimumin ndaj Kosovës dhe shpreson që do të marrin tri pikë.

“Ne do të japim maksimumin për të arritur një rezultat të mirë, një fitore. Kosova ka një skuadër të mirë dhe janë të përgatitur shumë mirë, kanë një numër të madh lojtarësh”, tha Modriçnë konferencën për media.

“Ajo që më ka rënë në sy është se ata luajnë më mirë jashtë sesa në shtëpi dhe kjo mund të jetë një problem për ne, prandaj duhet të kemi kujdes”. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori