Moment aspak i mirë për Shaqirin, bëhet problematik dhe te Zvicra
Xherdan Shaqiri nuk po kalon aspak një moment të mirë. Shqiptari nuk po gjen hapësira te Liverpooli, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Neëcastle u aktivizua vetëm 6 minutat e fundit.

Po si mos mjaftonte kjo, ai tashmë është në qëndër të polemikave dhe me Kombëtaren zviceriane.

Ai nuk pranoi të grumbulloheh me Zvicrën në dy ndeshjet e fundit ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit. Mesfushori i Liverpoolit kishte kërkuar që të mbetej jashtë duke e arsyetuar këtë me qëllimin për t’u fokusuar te klubi i tij anglez.

Megjithatë, kjo çështje duket të jetë më serioze se sa mendohej. Portali zviceran "20 minuten" shkruan se trajneri Vladimir Petkoviç dhe drejtori i ri sportiv, Pierluigi Tami, kanë planifikuar një samit me Shaqirin këtë javë.

Do të vendoset përfundimisht nëse lojtari do të luajë më me Zvicrën, pasi në rast të një refuzimi të dytë, nuk e prek më fushën me helvetikët, edhe në rast se ndryshon trajneri. Në bazë të polemikave është shiriti i kapitenit, që është aktualisht në krahun e Granit Xhakës.

Problemi në Zvicër është i qartë. Në mungesë të Stefan Lishtajner, Granit Xhaka preferohet si kapiten edhe pse është një vit më i ri dhe kjo nuk po përtypet lehtë nga futbollisti nga Gjilani, edhe me koston e një lamtumire të paevitueshme nga Zvicra. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori