Mourinho rrit tensionin ndaj bordit të "spurs" për Muriqin
Mediumi turk ‘Takvim’ dhe disa mediume angleze kanë shkruar që trajneri i Tottenham, Jose Mourinho është duke bërë presion të madh për transferimin e Vedat Muriqit.

Gazeta turke pretendon se Tottenham janë të gatshëm për një ofertë me më shumë se 15 milionë euro, për futbollistin kosovar.

E po ashtu pritet që një ofertë të tillë Fenerbahce ta pranoj.

Mourinho siç duket është duke bërë presion në bordin e klubit që të arrihet ky transferim.

Vedat Muriqi ka bërë 28 paraqitje për skuadrën turke duke arritur të shënoj 15 gola kurse kontrata e tij do të skadojë në fund të qershorit 2023/
Shtuar më 02/05/2020, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori