Vedat
Muriqi shënoi golin e 15-ë sezonal me fanelën e
Fenerbahçes. Sulmuesi i
Kosovës, që kërkohet nga shumë skuadra angleze,
shënoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Turqisë kundër Trabzonsporit.
25-vjeçari kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe ngushtoi rezultatin e takimit nga 2-0 në 2-1. Me këtë rezultat, Fenerbahçe favorizohet për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë.
Pas nuk
shënoi për afër 1 muaji me Fenerbahçen,
Muriqi u kthye te goli në ndeshjen e fundjavës kundër Antaliasporit në kampionat duke shënuar njërin prej 2 golave të
Fenerbahçes.
Duke parë se Fenerbahçe ndodhet jashtë zonës së pretendetëve për titullin kampion në Turqi, verdheblutë janë përqëndruar te Kupa e Turqisë.
Me situatën e vështirë brenda
Fenerbahçes dhe pakënaqësinë e tifozëve për sezonin aspak të kënaqshëm,
Muriqi mund të largohet drejt një kampionati elitar. Leiçesteri është ekipi favorit që kërkon të blejë sulmuesin e
Kosovës.
Shtuar më 03/03/2020,
ora 20:52