Muriqi ia dedikon golin një personi që humbi jetën nga tërmeti në Turqi
Vedat Muriqi shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Basaksehirit.

Ndërsa, atë gol, Muriqi ia dedikoi një personi që vdiq nga tërmeti në Turqi.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua. Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllau ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme” – u shpreh Muriqi.

Ndryshe, mbi 20 persona deri më tani është raportuar kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti
Shtuar më 25/01/2020, ora 23:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori