Mustafa krenar për Majlindën: Vazhdon të na mbajë në piedestal emrin e shtetit tone
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, për të uruar Majlinda Kelmendin, që raftit të saj të medaljeve ia shtoi edhe një nga Parisi, derisa edhe njëherë e ngriti emrin dhe flamurin e Kosovës në nivelin më të lartë.

Majlinda e Artë edhe në Paris. Distria e bronztë! Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë”, ka thënë Mustafa.

“Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!”, shkruan ai./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori